Partia e Macron tash quhet “Rilindja”, a e “kopjoi” Edi Ramën presidenti francez? - NACIONALE

Partia e Macron tash quhet “Rilindja”, a e “kopjoi” Edi Ramën presidenti francez?

1 vit më parë

nga NACIONALE

Tashmë është zyrtare. Siç shkruan gazeta e njohur franceze, “Le Monde”, parati e z.Emmanuel Macron do të quhet zyrtarisht “Rilindja”.

Paraprakisht partia, ose thënë më mirë lëvizja e gjerë e Macronit, quhej “Republika në marshim”, ndërsa tash “Rilindja” synon të krijojë një parti më të unifikuar.

Ideja për ndryshimin e emrit erdhi nga vetë z.Macron, pas raundit të parë të zgjedhjeve presidenciale.

Kryetar i “Rilindjes” u zgjodh Ish-bashkëpunëtori i Macron-it, Stefan Sežurne.

Ndryshe, Edi Rama, kryeministër i Shqipërisë, ka kohë që ka përdorur slloganin Rilindja, madje me të ka fituar një palë zgjedhjesh, duke premtuar rilindjen e Shqipërisë.

A e kopjoi apo jo z.Macron kryeministrit shtatgjatë të Shqipërisë, këtë as ne nuk e dimë. Megjithatë, rilindja apo renesanca, në fakt, u takon së pari francezëve, me lëvizjen e iluminizmit të shekujve 18 e 19.

Lajme të ngjashme