Partia e Drejtësisë sërish në koalicion me LDK-në për zgjedhjet e 7 qershorit
Partia e Drejtësisë njoftoi se do të garojë së bashku me Lidhjen Demokratike të Kosovës në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit 2026.
Njoftimi u bë përmes një komunikate zyrtare për media, në të cilën PD-ja e cilësoi bashkëpunimin si më shumë se një koalicion elektoral.
"Ky nuk është vetëm një bashkim elektoral, por një angazhim për krijimin e një fryme të re bashkëpunimi politik dhe dialogu institucional," thuhet në komunikatë.
PD-ja vlerësoi se LDK-ja "ka dëshmuar gatishmëri për reflektim, hapje dhe bashkim të energjive shtetformuese të vendit."