Parashikimi i motit për të hënën
Të hënën pritet mot me diell dhe vranësira të shpërndara, të cilat vende-vende mund të sjellin reshje shiu dhe shkarkime rrufesh.
Temperaturat minimale do të lëvizin nga 10 deri në 13 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale nga 22 deri në 26 gradë. Era do të fryjë kryesisht nga veriperëndimi, e lehtë deri mesatare.