Parashikimi i motit për sot në Kosovë - NACIONALE

Parashikimi i motit për sot në Kosovë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Sot në vendin tonë do të mbajë mot me diell dhe vranësira.

Sipas Meteo Kosova, në orët e para të mëngjesit mund të ketë mjegull.

“Temperaturat minimale do të lëvizin prej 6 deri në 9°C, ndërsa ato maksimale prej 19 deri në 22°C.” – thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë:

Për të hënën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira. Në orët e mëngjesit mund të ketë mjegull ose/dhe vranësira të ulëta nëpër lugina dhe ultësira.

Era do fryjë drejtimesh të ndryshme me shpejtësi prej 11-27 km/h.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej 6 deri në 9°C, ndërsa ato maksimale prej 19 deri në 22°C.

Lajme të ngjashme