Parashikimi i motit për sot në Kosovë
Sot mbi vendin do të mbajë mot me diell dhe i ngrohtë.
Sipas Meteo Kosova, temperaturat maksimale do të shkojnë deri 26 gradë Celsius.
Temperaturat minimale do të shkojnë nga 4 deri në 9 gradë Celsius, ndërkaq maksimalet nga 23 deri në 26 gradë Celsius.
“Era do fryjë drejtimesh të ndryshme me shpejtësi prej 7-26 km/h”.