Parashikimi i motit për sot dhe ditët në vazhdim - NACIONALE

Parashikimi i motit për sot dhe ditët në vazhdim

1 vit më parë

nga NACIONALE

Përgjatë kësaj jave, metorologët parashikojnë mot më stabil.

E hënja karakterizohet me diell dhe vranësira, ndërkaq ditëve në vazhdim priten rritje të temperarurave deri në 30 gradë celsius.

Të marten parshihet mot pjesërisht i vranët, me intervale më të gjata me diell. Vende-vende mund të ketë edhe riga lokale shiu. Viseve të ulëta në mëngjes mund të ketë edhe kushte për mjegull/mjegullinë, teksa e mërkurja parashikohet kryesisht me diellme vranësira kalimtare në orët e pasdites.

Ndërsa nga e enjta deri të dielen moti do të jetë kryesisht i ngrohtë me vranësira të pjesshme

Cilësia e ajrit do të mbetet në vlera të pranueshme dhe të mira gjatë ditëve vijuese.

Metorologët parashohin të fryjë erë e lehtë dhe mesatare nga krahu verior 3-9m/s, e nga dita e mërkurë ndryshon drejtimin në jugperëndim e shënon shpjetësi edhe deri në 13m/s ditën e premte.

Shtypja atmosferike luhatet përreth vlerave normale, e nga e premta me tendencë të rënies.

Lajme të ngjashme