Parashikimi i motit për sot
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka publikuar parashikimin e motit për ditën e sotme.
Në vendin tone pritet të mbajë do të mbaj mot pjesërisht i vranët dhe me diell, kryesisht në zonat malore.
Temperatura minimale do të lëvizë ndërmjet 6 dhe 12 gradë Celsius, ndërsa ajo maksimale do të lëvizë ndërmjet 26 dhe 29 gradë Celsius.
Rekomandohet që të kufizojmë ekspozimin tonë në rrezet e diellit direkte nga ora 10:00 deri në 17:00, veçanërisht për ata me sëmundje kronike.
“Do të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta, kryesisht përgjatë relievit malor. Temperaturat minimale do të lëvizin 6-12 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 26-29 gradë Celsius. Indeksi UV do të jetë në vlerat e rrezikut, prandaj këshillohet që nga ora 10-17 të kufizohemi nga rrezet direkt të diellit, sidomos shtresa e popullatës me probleme kronike. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes” – thuhet në njoftimin e IHK-së