Parashikimi i motit për pesë ditë, priten reshje shiu - NACIONALE

Parashikimi i motit për pesë ditë, priten reshje shiu

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka publikuar parashikimin e motit për pesë ditët ardhshme, nga 10 deri më 14 prill 2023.

E hënë - pritet të jetë me mot kryesisht i vranët, me intervale me diell, por me vranësira kohë pas kohe të shoqëruara me reshje të lehta shiu. Temperaturat do të jenë pozitive në të dy vlerat ekstreme.

E martë - do të jetë me mot kryesisht i vranët, me vende-vende me reshje të dobëta shiu. Gjatë ditës pritet të ketë intervale me diell. Temperaturat do të shënojnë një rritje të lehta në vlerat e maksimaleve, kryesisht në mesditë.

E merkurë - pritet të jetë me vranësira të shpërndara dhe me diell. Temperaturat do të mbeten konstante krahasuar me ditën e martës.

E enjte - parashihet të jetë me mot kryesisht stabil, me pak vranësira dhe intervale me diell. Kjo ditë pritet të jetë dita më e nxehtë e javës, për shkak të prezencës së masave të ajrit me origjinë nga jugperëndimi.

E premte - pritet të jetë me mot kryesisht i vranët dhe me kushte për reshje të lehta shiu. Temperaturat do të shënojnë një ulje të lehta në vlerat e maksimaleve.

Lajme të ngjashme