Parashikimi i motit për sot dhe ditët në vijim - NACIONALE

Parashikimi i motit për sot dhe ditët në vijim

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Prishtina Weather ka publikuar parashikimin e motit për ditët në vijim.

Moti pritet të jetë kryesisht me diell dhe vranësira, ndërsa temperaturat do të lëvizin mes 15 dhe 17 gradë Celcius, ndërsa shtypja atmosferike pritet të qëndrojë kryesisht përreth vlerave normale.

Njoftimi:

26.08 - Kryesisht me diell dhe shumë ngrohtë. Vonë pasdite dhe në mbrëmje priten mundësi për rrebeshe me bubullima.

27.08 - Nxehtë, me diell, e ditën edhe me vranësira. Pasdite vonë dhe në mbrëmje me mundësi për rrebeshe me bubullima.

28.08 - Kryesisht me diell e nxehtë. Pasdite më vonë, mundësi për rrebeshe të shkurta shiu përreth viseve malore.

29.08 - Kryesisht me diell dhe shumë ngrohtë. Përreth zonave malore pasdite vonë mundësi për ndonjë rrebesh shiu me bubullima.

Temperaturat gradualisht në rritje. Minimalet luhaten ndërmjet 15C e 17C, ndërsa maksimalet ndërmjet 27C deri 30C.

Era do të fryjë kryesisht nga veriu e verilindja, e lehtë dhe mesatare 5-12m/s, e në fundjavë e lehtë drejtimesh të ndryshme.

Shtypja atmosferike luhatet kryesisht përreth vlerave normale, me një tendencë të rënies deri ditën e shtunë.

Lajme të ngjashme