Parashikimi i motit për ditën e sotme - NACIONALE

Parashikimi i motit për ditën e sotme

1 vit më parë

nga NACIONALE

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka publikuar parashikimin e motit për ditën e sotme.

Moti pritet të jetë kryesisht i ngjashëm, me rritje të lehtë të temperaturave maksimale.

Terreni malor do të ketë më së shumti vranësira. Në mes të ditës, indeksi UV do të jetë në nivelin më të lartë, sipas këtij Instituti.

Temperaturat minimale do të lëvizin në intervalin prej 10 deri në 13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin nga 26 deri në 30 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë kryesisht nga verilindja.

Lajme të ngjashme