Paralajmëron Tajvani: Çdo shkelje ajrore nga Kina, do e konsiderojmë si sulm të parë - NACIONALE

Paralajmëron Tajvani: Çdo shkelje ajrore nga Kina, do e konsiderojmë si sulm të parë

3 vjet më parë

nga Miranda Shala

Ministri i Mbrojtjes së Tajvanit, ka paralajmëruar se avionët luftarake kinezë ose dronët që do të ndërhyjnë në hapësirën ajrore territoriale të Tajvanit, do të konsiderohen si “goditje e parë”.

Chiu Kuo-cheng i bëri komentet ndërsa iu drejtua ligjvënësve mbi kërcënimet e paraqitura nga masat e fundit të Kinës, të cilat kanë parë avionë luftarakë kinezë dhe dronë të fluturojnë pranë ishullit vetëqeverisës.

Megjithatë, ai nuk specifikoi se si do të përgjigjet Taipei nëse avioni i Ushtrisë Çlirimtare Popullore do të shkelte kufirin territorial.

“Në të kaluarën, ne kemi thënë se nuk do të jemi të parët që do të godasim, që do të thotë se nuk do të sulmojmë pa na sulmuar fillimisht me predha artilerie ose raketa,” por ai më tej shtoi se “tani definicioni ka ndryshuar dukshëm, pasi Kina po përdorë mjete të tilla si dronët."

Kujtojmë se në fillim të këtij viti, presidentja tajvaneze Tsai Ing-ëen tha se ushtria e ishullit do të merrte "kundërmasat e nevojshme dhe të forta sipas nevojës" kundër asaj që ajo i quajti taktika të luftës kineze të zonës gri, duke përfshirë "ngacmimin me dron".

Lajme të ngjashme