Paralajmëron OKB: Bota është një hap larg “asgjësimit bërthamor”
Shefi i Kombeve të Bashkuara ka paralajmëruar të hënën se “njerëzimi është vetëm një keqkuptim apo një llogaritje e gabuar, e madhe asgjësimit bërthamor”.
Komentet e Sekretarit të Përgjithshëm Antonio Guterres, erdhën në hapjen e takimit të nivelit të lartë për rishikim të traktatit historik 50-vjeçar që synon parandalimin e përhapjes së armëve bërthamore dhe përfundimisht një botë për armë bërthamore.
Associated Press shkruan se, në fjalimin e tij, Guterres foli në veçanti për luftën ne Ukrainë dhe kërcënimet me armë bërthamore për konfliket në Lindjen e Mesme dhe Azi, duke i cilësuar “rajone që shkojnë drejt katastrofës”.
Guterres më tej tha se ky takim është duke u zhvilluar në “një moment kritik për paqen dhe sigurinë kolektive” dhe në një kohë kur “rreziku nga armët bërthamore nuk ka qenë kaq afër që nga kulmi i Luftës së Ftohtë”.
