Paralajmërohet vizita e presidentit të FIFA-s në FFK, nuk ofrohen detaje - NACIONALE

Paralajmërohet vizita e presidentit të FIFA-s në FFK, nuk ofrohen detaje

1 javë më parë

nga Vivianit Gërguri

Sot gjatë ditës, faqja zyrtare e Federatës së Futbollit të Kosovës, ka njoftuar se presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino do ta vizitojë Kosovën në fund të muajit shtator, më saktësisht me datën 30, por nuk ka ofruar detaje të mëtutjeshme, vetëm duke e quajtur vizitë historike për futbollin e Kosovës.

“KE u njoftua nga presidenti Agim Ademi se FFK-në do ta vizitojë i pari i futbollit botëror, presidenti i FIFA-s, z. Gianni Infantino, i cili më 30 shtator do të vijë në Kosovë, që është një vizitë historike për futbollin e Kosovës.”

Tutje në njoftimin e FFK-së thuhet se Komiteti ekzekutiv do të marrë masat e duhura që pritja të jetë e nivelit të lartë, pasi e sheh të rëndësishme si vizitë duke parë se jemi në periudhën e prag fillimit të Kampionatit Botëror Katar 2022.

“Për këtë vizitë KE i FFK-së, do të marrë të gjitha masat dhe përgatitjet e duhura për pritjen sa më të mirë të presidentit Infantino, aq më parë që kjo vizitë bëhet në prag të fillimit të Kampionatit botëror Katari 2022.”

Arsyet e ardhjes së numrit një të FIFA-s nuk janë bërë të ditura akoma nga asnjëra palë.

Lajme të ngjashme