Paralajmërohen anulime të fluturimeve dhe humbje të valixheve - NACIONALE

Paralajmërohen anulime të fluturimeve dhe humbje të valixheve

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Aeroporti “Adem Jashari” ka njoftuar për disa probleme të kosovarëve të cilët udhëtojnë në Gjermani.

Krejt kjo pasi që shumë aeroportë të Bashkimit Europian janë prekur nga grevat e punonjësve atje.

“Siç kemi përjetuar disa ditë më parë, shumë valixhe mungonin dhe/ose vonoheshin nga aeroporte të ndryshme evropiane. Dëshirojmë t’ju informojmë se një tjetër informacion u publikua sot nga Deutsche Lufthansa, se stafi tokësor i kësaj kompanie ka paralajmëruar grevë nga data 27 korrik 03:45 deri më 28 korrik, ora 06:00”, thuhet në njoftimin e Aeroportit.

Sipas aeroportit, kjo pritet të ndikojë në operimet e kompanisë Lufthansa në aeroporte të ndryshme në gjithë vendin.

“Gjatë kësaj kohe Lufthansa ka të parapara disa fluturime për në ANP ‘Adem Jashari’ LKIA: nga/për në Mynih, Duseldorf, Shtutgart, Frankfurt, dhe udhëtarët tanë që udhëtojnë me këtë linjë ajrore në datat e lartpërmendura mund të kenë anulime, vonesa të mëdha, apo edhe bagazh të humbur/vonuar”.

Lajme të ngjashme