Paralajmërimi i djeshëm IHMK-së për stuhi nuk doli, Rugova tregon pse: Ndryshoi situata në moment të fundit - NACIONALE

Paralajmërimi i djeshëm IHMK-së për stuhi nuk doli, Rugova tregon pse: Ndryshoi situata në moment të fundit

3 orë më parë

nga NACIONALE

Meteorologu Mendim Rugova ka treguar pse nuk ndodhi dje stuhia, e cila ishte paralajmëruar nga Institutit Hidrometerologjik i Kosovës.

Ai ka bërë me dije se stuhia nuk ndodhi për shkak se situata meteorologjike kishte ndryshuar në momentet e fundit.

“Prej ditës së djeshme që e kaploi moti i ligë vendin tonë ka qenë pak e parashikuar se mund të zgjas edhe pas mesnate ndonjë stuhi që mund të paraqitet, në fakt ka pasë në Adriatik, por në momentin e fundit nuk kaloi mbi vendin tonë ashtu siç parashihej. Patëm vetëm pak reshje pas mesnate. Dita e sotme nuk pati potencial të mjaftueshme që të prodhonte stuhi që ishin paralajmëruar, pak a shumë ishte një ndryshim i situatës në moment të fundit meteorologjike. Mund të ndodhin parashikime që ndonjëherë brenda 24 orëve mund të ketë ndryshim drastik”, ka thënë Rugova për Klan Kosova

Lajme të ngjashme