Paralajmërimi i akadamikes Mushkolaj: Serbia si zakonisht do t’i ikë obligimit
Gjyljeta Mushkolaj, ish-gjyqtare në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës, ka dhënë një intervistë në RKT, ku ka folur për marrëveshjet mes Kosovës dhe Serbisë, përfshirë mungesën e nënshkrimit.
Sipas Mushkolajt, që tash është pjesë e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës (AShAK), nënshkrimi i Marrëveshjes së Ohrit është i rëndësishëm.
Tutje, ajo ka paralajmëruar se Serbia si zakonisht “do t’i ikë obligimit”.
“Koficialdilteti është tejet normal dhe nuk është hera e parë që ne kalojmë nëpër një proces të tillë. Kofidecialitet ka pasur në të gjitha negociatat që i kemi pasur me Serbinë dhe kuptohet dokumenti final me të cilin të dy palët do të pajtohen, kryeministri ynë ka insistuar që edhe dokumenti të jetë i nënshkruar. Është shumë i rëndësishëm nënshkrimi, sepse pa nënshkrim konsiderohet që Serbia si zakonisht do t’i ikë obligimit që e ka edhe pse obligimi ndërkombëtar mbetet qoftë i nënshkruar ose jo.” – tha ajo, transmeton Telegrafi.