Paralajmërim i frikshëm: Pritet sërish rritja e çmimeve, nëse shtrenjtohet energjia elektrike
Kërkesa për rritjen sërish të tarifave të rrymës, ka sjellur frikë se do të rriten sërish çmimet e produkteve esenciale.
Kështu ka thënë edhe kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna.
Ai ka vlerësuar se ka frikë te bizneset që do të detyrohen t’i rrisin çmimet, nëse shtrenjtohet energjia elektrike.
“Si frikë ose si shqetësim i bizneseve që kanë paraqitur, është edhe paralajmërimi për ngritjen e tarifave të rrymës, edhe pse ne si Odë Ekonomike, ende nuk kemi marrë ndonjë dokument… Sikurse që theksova për naftën që ka drejtpërdrejt efekt në procesin e prodhimit, po ashtu edhe te rryma ka afekt drejtpërdrejt në proces të prodhimit, për arsye se prodhimi është i ndërlidhur në procesin e energjisë elektrike, kështu që është e vërtet që në muajin shkurt nuk ka pasur ngritje të tarifave të energjisë elektrike për bizneset, për këtë arsye ne presim që ta kemi një dokument nga ZRRE-ja, se a janë të përfshira edhe bizneset apo i përfshinë vetëm qytetarët. Nëse shtrenjtohet rryma për bizneset padyshim që do të ketë efekt edhe në ngritjen e çmimit të produkteve, për arsye se rryma ka ndikim në proces të prodhimit”, thekson Rafuna për Kosovapress.