Para-kontratë me Flamengon - NACIONALE

Para-kontratë me Flamengon

4 vjet më parë

nga NACIONALE

S P O R T

Nga mediat e afërta në Brazil raportohet se Arturo Vidal ka nënshkruar para-kontratë me Flamengon.

35-vjeçari ka kontratë me Interin deri në vitin e ardhshëm, por rroga e tij e lartë është një problem i madh për zikaltrit, të cilët po mundohen të sigurojnë të hyra nga transferimet.

Sipas raportimeve, shanset për të ardhur Paulo Dybala në Inter janë të vogla nëse nuk ka largime nga skuadra aktuale.

Flamengo pritet të paguaj vetëm rrogën e kilianit dhe parashihet që marrëveshja të jetë njëvjeçare por nuk ka informacione se a do të ketë opsion për një vit tjetër.

Që kur iu bashkua Interit në shtator të vitit 2020, Vidal është paraqitur 70 herë për klubin në të gjitha garat, duke shënuar katër gola dhe dhënë gjashtë asiste. Ai me Interin fitoi Serie A, Kupën e Italisë dhe Superkupën italiane.

Lajme të ngjashme