Paparaci: Skandal në ministrinë e Sveçlës, shefi i prokurimit vendos personalisht për tenderin milionësh - NACIONALE

Paparaci: Skandal në ministrinë e Sveçlës, shefi i prokurimit vendos personalisht për tenderin milionësh

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Një tender për furnizim me targa për regjistrimin e automjeteve, është përcjellur me shkelje e parregullësi.

Kështu po raporton mediumi Paparaci.

Sipas tyre në këtë tender dy milionësh, vlerësimin e ka bërë personalisht zyrtari i Prokurimit, Agim Islami. Sipas Paparacit i njëjti pa respektuar procedurat, ka shpallur kompaninë fituese të tenderit.

Paparaci ka arritur te sigurojë një e-mail ku shihet se vetëm me një shkrese është kryer e gjithë procedura e vlerësimit dhe krahasimit të tenderëve dhe është bërë edhe rekomandimi për dhënie të kontratës nga ky zyrtar i MPB-së.

Dy anëtarë të komisionit për rivlerësim, nga tre gjithsej, kanë rekomanduar anulimin e tenderit. Por, janë shpërfillur nga u.d. i shefit të Prokurimit.

“Duke u bazuar në gjendjen faktike të lëndës dhe bazuar në nenin 39.11 ku thuhet se vendimi përfundimtar mbi dhënien e kontratës mbetet përgjegjësi e zyrtarit përgjegjës të prokurimit, ju njoftoj se kam nxjerr vendim mbi dhënien e kontratës duke shpallur fitues të këtij aktiviteti Grupin e Operatorëve Ekonomik EGOELSA ShPK- Prishtinë dhe Rade Konçar – Shkup, ofertë e vetme e përgjegjshme për aktivitetin e prokurimit ‘Furnizim me targa për regjistrim të automjeteve’”, thuhet në shkresën e Islamit, dërguar Fahrije Tërnavës, Sekretares së MPB-së.

Lajme të ngjashme