“Paparaci” raporton se është aksidentuar eskorta e Dimal Bashës
Portali “Paparaci” ka raportuar se një veturë zyrtare e policisë dhe një veturë civile janë përfshirë sot në një aksident në magjistralen Ferizaj-Gjilan, përkatësisht në fshatin Sojevë.
Burimet e medias në fjalë kanë bërë me dije se bëhet fjalë për veturën e eskortës së kryetarit të Kuvendit, Dimal Bashës.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, ka bërë me dije se nuk ka persona të lënduar në këtë rast.
“Më datë 27.09.2025 rreth orës 12:00, në rrugë magjistrale Ferizaj – Gjilan, në fshatin Sojevë të Ferizajt, ka ndodhur një aksident trafiku. Në aksident kanë qenë të përfshira:- një veturë zyrtare e policisë dhe një veturë civile me targa vendore . Në këtë aksident janë shkaktuar vetëm dëme materiale, ndërsa nuk raportohet për persona të lënduar”, ka thënë Veseli.