Paparaci: I arrestuari për sulmin ndaj Muhaxherit, përkrahës i Lëvizjes Vetëvendosje - NACIONALE

Paparaci: I arrestuari për sulmin ndaj Muhaxherit, përkrahës i Lëvizjes Vetëvendosje

1 vit më parë

nga NACIONALE

Portali “Paparaci” ka raportuar se Dukagjin Lulaj dhe Korab Lulaj janë dy të dyshuarit e arrestuar për sulmin ndaj kryetarit të Pejës, Gazmend Muhaxheri, mëngjesin e së shtunës.

Mediumi raporton se Dukagjin Lulaj është simpatizant i Lëvizjes Vetëvendosje. Aty shkruhet se personi në fjalë, përmes postimeve të tij shihet se është përkrahës i kryeministrit Kurti dhe VV-së.

Megjithatë, i njëjti kohëve të fundit raportohet se ka pasur qëndrime ndryshe ndaj VV-së, duke mos u pajtuar me veprimet e kryeparlamentarit Glauk Konjufca ndaj deputetit Visar Korenica.

“Mos harro Glauk Konjufca qaty ku je je me vota të shqiptarëve musliman, nëse kjo temë të doket hajgare edhe nuk punoni në këtë drejtim mos harro që si votuar të Qeverisë Kurti 2 ne kemi me u hakmarr në votime edhe pastaj prit ti që del 50+ deputetë.” – thuhet në një nga postimet e tij.

Ndërkohë, dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

Avokati i Muhaxerit, Dukagjin Kërveshi, ka deklaruar se dyshohet që sulmi lidhet me punën e kryetarit Muhaxheri.

Ky i fundit ndërkaq, në një postim në Facebook ka njoftuar se është në gjendje të mirë shëndetësore.

Lajme të ngjashme