Paparaci: Arrestohen dy persona në Ferizaj, dyshohet se spiunuan për BIA-n
Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi janë dy personat e arrestuar sot në Ferizaj, nën dyshimin për spiunazh me Agjencinë e Inteligjencës Serbe (BIA). – raporton Paparaci.
Burime brenda Policisë i thanë Paparacit se dy të arrestuarit dyshohen se kanë bashkëpunuar me strukturat e inteligjencës serbe në Kosovë.
Aksioni i Krimeve të Rënda të Policisë së Kosovës është duke vazhduar ende me bastisjen e pronave të dy të dyshuarve.
Ata dyshohen se për shumë vite kanë bashkëpunuar me strukturat e inteligjencës serbe.
Nacionale ka provuar ta konfiromoj informacionin në Policinë e Kosovës, por deri në publikimin e këtij shkrimi, nuk kemi marr përgjigjje.