Papa me fjalë shqetësuese: Ka shenja se po vijnë ditë edhe më të zeza për njerëzimin - NACIONALE

Papa me fjalë shqetësuese: Ka shenja se po vijnë ditë edhe më të zeza për njerëzimin

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Papa Françesku pretendon se ka pasur një vizion të keq për të ardhmen, duke u shprehur se ka shenja për ditë edhe më të zeza për njerëzimin në të ardhmen.

Gjatë një meshe në Vatikan, Papa 85 vjeçar, tha të dielen se kishte pasur një vizion të llahtarshëm për botën “me shenja për shkatërrim dhe rrënim edhe më të madh”.

Pavarësisht kohërave të vështira me të cilat po përballet bota – përfshirë luftërat, veçanërisht atë mes Ukrainës dhe Rusisë, por edhe inflacionit dhe krizës ndërkombëtare të energjisë – Papa u shpreh se kishte një vizion që gjërat do të bëheshin edhe më keq, ka raportuar the Daily Mail.

Në predikimin e tij, ai tha “është kohë e hidhët, e mbushur me rërnojat e luftës, rritjes së padrejtësisë, urisë, varfërisë e vuajtjes,” ndërsa tha edhe fjalën shqetësuese se “ka shenja për shkatërrim e rrënim edhe më të madh”.

Lajme të ngjashme