Pantina: Qytetarët u japin bukë policisë, ndërsa 700 milionë euro në konto të Qeverisë
Ish-deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje Shqipe Pantina, ka reaguar ndaj statusit të ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, i cili u krenua se si lokalet po e furnizojmë Policinë e Kosovës me ushqime.
E ish bashkëpartiakja e Sveçles ka thënë se shteti po turpërohet me pamje të tilla. Derisa sipas saj shteti ka buxhet të mjaftueshëm për t’u përkujdesur për pjestarët e policisë së Kosovës.
. Hore me tupan!”, thuhet në reagimin e saj.E Ministri i Brendshëm Xhelal Sveçla ka publikuar fotografi, teksa zyrtarët policorë po çlodheshin, duke ngrënë pica, speca turshi e ajran.
Sveçla i falënderoi bizneset e familjet bujare, që kanë përgatitur ushqim për zyrtarët policor.
Tutje Sveçla ka thënë se veriu duhet t’i kthehet normalitetit.
