Pamjet me dron tregojnë njerëzit duke ikur nga Rusia - NACIONALE

Pamjet me dron tregojnë njerëzit duke ikur nga Rusia

3 vjet më parë

nga Miranda Shala

Disa pamje të marra me dron të hënën, tregojnë radhë masive të automjeteve që presin në anën ruse të kufirit ruso-gjeorgjian.

Kujtojmë se, javën e kaluar presidenti rus Vladimir Putin njoftoi një "mobilizim të pjesshëm" të rezervistëve për t'iu bashkuar luftës në Ukrainë, me rreth 300,000 persona që do të thirren.

E që atëherë, mijëra qytetarë rusë janë parë duke ikur në vendet fqinje, duke përfshirë Gjeorgjinë dhe Kazakistanin.

Të dyja këto vende, janë nga të paktat vende fqinje ku rusët mund të hyjnë pas pasur nevojë të aplikojnë për vizë.

Lajme të ngjashme