Pamje: Vojvoda vjen me asist të mahnitshëm me thembër - NACIONALE

Pamje: Vojvoda vjen me asist të mahnitshëm me thembër

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Mërgim Vojvoda është rikthyer tek sot të luajë nga minuta e parë për Torinon në ndeshjen e Kupës së Italisë ndaj Cittadella. Ai spikati me një paraqitje mjaft të mirë, ku shërbeu edhe një asist.

Në minutën e 76-të mbrojtësi kosovar me një asist me thembër liroi për mrekulli Schuurs, i cili nga një pozitë ballore prej rreth 17 metrave shënoi për 3:0.

Ky ishte asisti numër 3 për Mërgim Vojvodën gjatë këtij sezoni. Lëndime të shumta nga maji e deri më sot e kanë penalizuar tej mase atë që të mos gjejë rehatinë e duhur.

Siç dihet, ai vlerësohet tejet shumë nga trajneri kroat, Ivan Juric, të cilin ai e sheh si njërin prej shtyllave të ekipit.

Ndeshjen e sotme të Kupës së Italisë ekipi i Torinos e fitoi lehtësisht, duke triumfuar me rezultat 4:0, falë golave të Radonjic 21’, Pellegri 55’, Schuurs 76’ dhe Zima 80’.

Në fundjavë Mërgim Vojvoda edhe në kampionat pritet të rikthehet si titullar. Të dielën ekipi torinez do të udhëtojë në Friuli për të luajtur ndaj Udineses që po kalon në një formë brilante në Serie A.

Lajme të ngjashme