Pamje të rënda: Sigurimi i një lokali në Gjakovë e bëjnë për spital klientin
Një përleshje e tmerrshme fizike ka ndodhur mbrëmë në njërin nga klubet e natës në Gjakovë.
Aty sigurimi i vërsulet një klienti të cilin e shqelmojnë dhe e grushtojnë në grup.
Ngjarja ka ndodhur nga pjesëtarët e sigurimit të diskotekës “HangOver”, teksa në një moment punëtorët e sigurimit e sulmojnë njërin nga klientët.
Sipas burimeve të “Insajderi” personi i cili u rrah nga sigurimi i lokalit “HangOver” në Gjakovë, ka përfunduar në spital, me lëndime serioze trupore.