Pamje: Rrahmani trefishon epërsinë e Ballkanit ndaj Klaksvik
Sulmuesi i Ballkanit, Albion Rrahmani, ka realizuar një gol të jashtëzakonshëm në minutën e 49-të. Tani epërsia e kampionit të Kosovës është 3:0 ndaj Klaksvik, dhe çdo herë e më shumë po e siguron fazën e play-offit në Ligën e Konferencës.
Ashtu si në pjesën e parë, edhe në të dytën, Ballkani e filloi me një dominim të lehtë. Rrahmani mori topin dhe goditi fort tokazi për golin e tij të parë në këtë ndeshje.
Sulmuesi llapjan po kalon në një formë shumë të mirë në këto gara evropiane, pasi që edhe në ndeshjen e fundit në Ligën e Konferencës ndaj La Fioritas shënoi hettrick.