Pamje: Ronaldo në formë të tmerrshme, dështon të shënojë nga afërsia - NACIONALE

Pamje: Ronaldo në formë të tmerrshme, dështon të shënojë nga afërsia

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Sulmuesi i Manchester United, Cristiano Ronaldo, edhe në këtë ndeshje nuk ka arritur të shfaqë thuajse asgjë, madje duke humbur një rast nga afërsia duke goditur shtyllën vertikale.

Djajtë e kuq arritën të fitonin me mjaftë mund ndaj Omonia me rezultat 3:2, por portugezi nuk la gjurmë në këtë ndeshje me ndonjë gol, duke bërë vetëm një asist për Rashford te goli i rezultat 3:1.

Forma e sulmuesit 37-vjeçar lë shumë për të dëshiruar në këtë fillim sezon, ku pas nëntë paraqitjeve në Premierligë dhe Ligë të Evropës, ka shënuar vetëm një herë dhe atë nga penalltia kundër Sheriff në kuadër të ndeshjes së dytë të Grupit E, ku djajtë e kuq shënuan fitore.

Lajme të ngjashme