Pamje: Policia amerikane arreston 17 kongresistë demokratë në protestë - NACIONALE

Pamje: Policia amerikane arreston 17 kongresistë demokratë në protestë

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Të paktën 17 kongresistë të Partisë Demokratike të ShBA-së janë arrestuar në një protestë për të drejtën e abortit në Uashington.

Alexandria Ocasio-Cortez, Rashida Tlaib dhe Ilhan Omar ishin në mesin e kongresistëve të ndaluar afër Gjykatës Supreme.

Ata po brohorisnin “duart larg trupave tanë” dhe po bllokonin një rrugë para se të largoheshin nga policia.

Protesta u mbajt pas vendimit të Gjykatës Supreme për t’i dhënë fund të drejtës për abort në shumicën e rasteve.

Lajme të ngjashme