PAMJE: Përurohet një rrugë, Hysen Durmishi ia hedh valles - NACIONALE

PAMJE: Përurohet një rrugë, Hysen Durmishi ia hedh valles

1 vit më parë

nga NACIONALE

Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi i është gëzuar shumë perurimit të një rruge në Komunën e Dragashit, e cila lidhë fshatrat e Kosovës me ato të Shqipërisë.

“Klan Kosova” ka publikuar pamje ku Durmishi shihet në krye të valles.

Në lidhje me përurimin e kësaj rruge, kryeministri Albin Kurti ka deklaruar:

“Kemi shtruar një rrugë e cila është edhe në Kosovë edhe në Shqipëri në mënyrë që të lëvizim sa më lirshëm dhe t’i ndihmojmë në veçanti banorët e këtyre zonave të thella, të cilët edhe mungesa e infrastrukturës në të kaluarën i ka detyruar në migrim. Shpresojmë që me këso projekte infrastrukturore gjithnjë e më shumë do të mund të kthehen në vendlindjen e tyre më shpesh, e pse jo edhe përgjithmonë”.

Lajme të ngjashme