Pamje nga momenti kur Fifi dhe gazetarja debatojnë zëshëm në protestën e Tiranës për 11-vjeçaren
Gratë e Tiranës dhe, sigurisht, jo vetëm, u bashkuan për të protestuar njëzëri kundër përdhunimit të 11-vjeçares në Prishtinë, disa ditë më parë.
Vajza 11-vjeçare raportohet të jetë marrë në lagjen Arbëria nga të dyshuarit dhe pastaj është përdhunuar për shtatë orë, para se të lirohej.
Kjo ngjarje ka tronditur opinionin publik, derisa Prishtina u vërshua nga mijëra protestues të premten.
E shembullin e njejtë e ndoqi edhe Tirana, edhe pse protesta në tokën kryeqytetase të Shqipërisë, u përcoll edhe nga një incident verbal.
Në incident janë përfshirë këngëtarja Fifi dhe gazetarja Zhaklina Lakatari.
Debati i tyre mund të konsiderohet shumë i ulët në raport me kauzën për të cilën të gjithë ishin mbledhur aty, me të dyja që u futën në mosmarrëveshje se kush i kishte prirë këtij organizimi.
Shikoni pamjet më poshtë.