Pamje: Momenti kur eksplodon predha e Luftës së Dytë Botërore e cila u gjet në Kaçanik - NACIONALE

Pamje: Momenti kur eksplodon predha e Luftës së Dytë Botërore e cila u gjet në Kaçanik

1 vit më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës bashkë me KFOR-in, e kanë shpërthyer në mënyrë të kontrolluar një predhë në Kaçanik.

Gazetari i Nacionales Xhezair Dashi, ka siguruar pamje nga ky shpërthim.

PËRFUNDON ME SUKSES EKSPLODIMI I KONTROLLUAR I NJË PREDHE NË KAÇANIK

Më datë 02.05.2025, në ora 12:35 në fshatin Stagovë të Kaçanikut, në lagjen "Teneqja", është realizuar me sukses eksplodimi i kontrolluar i një predhe të dyshuar si e mbetur nga Lufta e Dytë Botërore. Operacioni është kryer nga njësitë e KFOR-it, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, stacioni në Kaçanik.

Për sigurinë e qytetarëve, ishte vendosur një perimetër sigurie prej 1000 metrash përreth vendit të ngjarjes.

Operacioni ka përfunduar dhe deri në këto momente nuk raportohet për ndonjë incident apo rrezik për banorët.

Lajme të ngjashme