Ministri i thotë në sy Johnsonit: Mjaft është mjaft - NACIONALE

Ministri i thotë në sy Johnsonit: Mjaft është mjaft

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Sekretari i deritashëm i Shëndetësisë, Sajid Javid, i cili ka dhënë dorëheqje nga posti qeveritar, e kritikoi ashpër tashmë ish-shefin e tij, kryeministrin Boris Johnson, përmes një fjalimi në kuvendin britanik. Mes tjerash, ai iu drejtua kryeministrit: “Mjaft është mjaft.”

Për ta dëgjuar fjalimin e dorëheqjes, klikoni në LINK.

Kryeministri britanik, Boris Johnson, është duke luftuar për mbijetesë politike në pushtet, pasi dy ministra e kritikuan punën e tij dhe dhanë dorëheqje.

Megjithatë, Johnson bëri të qartë se e ka në plan që të qëndrojë në qeveri dhe e vazhdoi procesin e riformatimit të kabinetit duke e emëruar kancelar të ri Nadhim Zahawi-n, ndërsa Steve Barclay, deri më tani shef i zyrës së kryeministrit, u emërua sekretar i Shëndetësisë.

Lajme të ngjashme