Pamje: Milot Rashica kontribuoi në golin që shënoi Galatasaray
Milot Rashica ka dhënë një pasim për golin që shënoi sulmuesi turk, Buruk Yilmaz, për ta ngushtuar disavantazhin ndaj Kayserispor në 2:1.
Sulmuesi kosovar vendosi mirë një top në 16-metërsh nga krahu i djathtë.
GOAL
— Kaan-Turkish Football🇹🇷 (@Kaan_turk_footy) October 15, 2022
Barış Alper Yılmaz scored his first Süper Lig goal.
2-1 pic.twitter.com/Nb3b9WZ7GH
Topi arriti në këmbët e sulmuesit Yilmaz, i cili nga afërsia nuk gaboi dhe shkundi rrjetën për ta ngushtuar disavantazhin në 2:1 ndaj Kayserisporit.
Megjithatë, edhe pse Galatasarayi regjistroi edhe disa sulme tjera të rrezikshme në minutat e mbetura, rezultati mbeti i pandryshëm.
Galatasaray me këtë humbje për momentin zë vendin e 6-të në renditjen tabelore me 17 pikë të grumbulluara.

Ndërkaq Kayserispori përfitoi nga tre pikët e arkëtuara, pasi u ngjit në pozitën e 8-t me 16 pikë.
Rashica në këtë ndeshje u inkuadrua menjëherë me të filluar pjesa e dytë. Deri në këtë ndeshje 26-vjeçari kishte luajtur vetëm 8 minuta me fanellën e Galatasarayt. Njëherësh ky ishte asisti i parë në kampionat.