Pamje: Meriton Korenica me gol fantastik i dhuron dyfishimin e epërsisë Ballkanit kundër Klaksvik - NACIONALE

Pamje: Meriton Korenica me gol fantastik i dhuron dyfishimin e epërsisë Ballkanit kundër Klaksvik

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Ballkani ka dyfishuar epërsinë ndaj Klaksvik, falë një goli të mrekullueshëm që u realizua nga Meriton Korenica.

Në minutën e 41-të, fantazisti i Ballkanit me anë të një lëvizjeje mashtruese në brendi të zonës, mjaft mirë e liroi hapësirën, para se ta lironte një goditje të fuqishme me të majtën e tij, e cila përfundoi në cepin e sipër të djathtë të portës kundërshtare.

Me këtë epërsi prej 2:0 Ballkani është në një pozitë të rehatshme, para se të rikthehet në pjesën e dytë në fushë. Pra, pjesa e parë përfundoi me rezultat 2:0 në të mirë të suharekasve.

Lajme të ngjashme