Pamje: Mbreti Çarls gjuhet me vezë, por, për fat, asnjëra s’e godet
Mbreti Çarls i Mbretërisë së Bashkuar është sulmuar me vezë nga një protestues.
Incidenti ndodhi në qytetin York të mërkurën në mëngjes.
Në videon e publikuar në rrjete sociale, mbreti shihet duke biseduar me një zonjë, kur papritmas disa vezë hidhen drejt tij.
Për fatin e tij të mirë, asnjëra nga vezët nuk përfundoi në trupin e mbretit, por në tokë. Mbreti dukej krejt i qetë dhe jo fort i shqetësuar nga hedhja e vezëve, duke e vazhduar ecjen ngadalë.
WATCH: Here is the moment eggs were thrown at King Charles by a protestor in York as he and the Queen Consort arrived in the city this morning.
— Chris Ship (@chrisshipitv) November 9, 2022
🎥 @itvnews pic.twitter.com/b82XQlQPZf
Policia arrestoi një burrë. “Një burrë 23-vjeçar është arrestuar nën dyshimin për një shkelje të rendit publik pas një incidenti në Micklegate, në York. Ai aktualisht mbetet në ndalim policor”, thuhet në një deklaratë të policisë.