Pamje: Mbappe shënon gol të bukur kundër Ajaccios, pas asistimit të jashtëzakonshëm nga Messi - NACIONALE

Pamje: Mbappe shënon gol të bukur kundër Ajaccios, pas asistimit të jashtëzakonshëm nga Messi

3 vjet më parë

nga Vivianit Gërguri

Kylian Mbappe ka arritur ta dërgojë në epërsi skuadrën e tij Paris Saint-Germian kundër Ajaccios, pas asistimit shumë të bukur nga Messi.

Po zhvillohej minuta e 24-të kur argjentinasi mori topin dhe e futi në një hapësirë ku vetëm ai di ta gjejë, ndërsa sulmuesi francez me shpejtësinë e tij e përfundoi aksionin me gol edhe më të bukur.

Ky është goli i nëntë për 23-vjeçarin në këtë sezon në 11 ndeshje të zhvilluara, ndërsa Messi gjeti asistin e tij të tetë në po aq ndeshje dhe ka edhe pesë gola të shënuar.

Lajme të ngjashme