Pamje: Klettskard shënon për Klaksvik, ngushton epërsinë e Ballkanit - NACIONALE

Pamje: Klettskard shënon për Klaksvik, ngushton epërsinë e Ballkanit

4 vjet më parë

nga Vivianit Gërguri

Pall Klettskard, ka arritur ta realizojë golin e vetëm të Klaksvikut në ndeshjen kundër Ballkanit në kuadër të Ligës së Konferencës në raundin e tretë. Rezultati tani me golin e shënuar nga mysafirët është 3:1 për Ballkanin.

Ishte një harkim nga Joannes Bjartalio, ku më së mirë në zonën e mbrojtjes u gjend sulmuese Klettskard, i cili realizoi me kokë për golin e parë dhe të vetëm deri më tani për Klaksvik.

Tashmë kanë mbetur edhe afro 15 minuta lojë, ku kampioni i Kosovës duhet të ruajë rezultatin, pasi që ka ende lojë në ndeshjen e kthimit që zhvillohet pas një jave në Klaksvik të Ishujve Faroje.

Lajme të ngjashme