Pamje: Ismajli shënon gol të bukur, Shqipëria kalon në epërsi ndaj Italisë
Shqipëria ka kaluar në epërsi 1:0 ndaj Italisë falë Ardian Ismajlit.
Qendërmbrojtësi shqiptar në minutën e 16-të ndëshkoi kombëtaren italiane nga një pozitë standarde.
Ismajli u shkëput më lart se të gjithë dhe bëri goditje perfekte me kokë, duke dërguar topin në rrjetë për 1:0.
Stadiumi në "Air Albania" kaloi në delir pas këtij goli.