Pamje: Granit Xhaka shan gjatë intervistës live, pas fitores kundër Chelseat - NACIONALE

Pamje: Granit Xhaka shan gjatë intervistës live, pas fitores kundër Chelseat

3 vjet më parë

nga Vivianit Gërguri

Një ngjarje qesharake ka ndodhur me mesfushorin kosovar me pasaportë zvicerane, Granit Xhaka, që në një intervistë për BT sport pas fitores së skuadrës së tij, duke parë atmosferën dhe thirrjet me emrin e tij nga tifozët, harroi për një çast që është në transmetim, duke përdorur fjalën F**king dhe intervistuesi e ndali menjëherë duke u pasur me kërkim falje nga të dytë.

Arsenali mori një fitore shumë të rëndësishme në udhëtim te Chelsea, për të vazhduar kryesimin në Premierligë, dhe si në çdo ndeshje edhe këtu la gjurmët e tij Xhaka, i cili po kalon në një formë të shkëlqyer.

Xhaka u tërhoq nga BT Sport për intervistën e tij pas ndeshjes dhe kur u pyet për rëndësinë e fitores ai nuk mundi të përmbajë emocionet e tij. "E shihni atmosferën, është e pabesueshme!" tha ai duke treguar me duar nga tifozët udhëtues të Arsenalit.

I menjëhershëm ishte intervenimi nga intervistuesi, duke kërkuar falje për fjalorin që pasoi edhe me kërkim falje të Xhakës më pastaj.

Lajme të ngjashme