Arsenali e mposht Chelsean në derbin e Londrës, PSG-ja me shumë mund fiton ndaj Lorient - NACIONALE

Arsenali e mposht Chelsean në derbin e Londrës, PSG-ja me shumë mund fiton ndaj Lorient

3 vjet më parë

nga Vivianit Gërguri

Arsenali me një gol të vetëm ka arritur të triumfojë në derbin e qytetit të Londrës ndaj Chelseat, kështu duke rimarrë pozitën e parë sërish, në anën tjetër Paris Saint-Germian në minutat e fundit arriti të shënonte golin për 2:1 dhe ta merrte një fitore të vështirë kundër Lorient.

Chelsea – Arsenal

Ndeshja kryesore e kësaj xhiro u zhvillua në Londër dhe si çdo ndeshje në Premierligë, edhe kjo ndeshje dha emocione të forta.

Skuadra e Mikel Artetas ishte diç më e mirë në këtë takim duke u treguar më shumë e rrezikshme se Chelsea, por edhe të kaltrit kishin rastet e tyre të rrezikshme.

Në pjesën e parë nuk u shënua asnjë gol, por vlen të ceket se Gabriel Jesus humbi një rast shumë të mirë shënimi, duke mos arritur ta devijonte mirë topin me kokë drejt portës së Mendyt, ndërsa Chelsea me anë të Havertz rrezikoi, por gjermani nuk arriti në dy raste të asistonte për bashkëlojtarët e tij të lirë në zonë.

Edhe pjesa e dytë i takoi Arsenalit, e cila ishte e vetmja në fushë që gjatë kësaj pjese të dytë krijoi raste të rrezikshme për gol.

Sulmet e pandalura të topçinjëve u konkretizuan më në fund me një gol, ku shënoi mbrojtësi Gabriel Magalhaes në minutën e 63-të pas asistimit të Bukayo Sakas.

Goli më nuk pati në këtë takim dhe Arsenali triumfoi minimalisht 1:0 ndaj Chelseat për të vazhduar kryesimin e Premierligës për të paktën edhe një javë.

Lorient - Paris Saint-Germain

Kampioni i Francës ka evituar barazimin vetëm në minutat e fundit të takimit duke mposhtur Lorientin, skuadër e cila po bënë sezon të mirë në Ligue 1.

Neymar realizoi shumë shpejt për 1:0 pas asistimit të Ekitike në minutën e nëntë, për golin e vetëm të shënuar në pjesën e parë.

Terem Moffi arriti ta barazonte rezultatin në pjesën e dytë për Lorient.

Por një gol në 10 minutat e fundit të ndeshjes nga Danilo Pereira, ia solli fitoren e vonshme PSG-së.

Lajme të ngjashme