Pamje: Gattuso tërbohet dhe shkelmon, pasi lojtari i tij u ndëshkua me karton të kuq në stol
Trajneri i Valencias, Gennaro Gattuso, u tërbua kur mbrojtësi Mouctar Diakhaby, mori karton të kuq teksa ishte në bankë rezervë, me trajnerin italian që nervozen e tij e shfryu duke shkelmuar mbajtësen e ujit.
Diakhaby që më herët gjatë takimit kishte shënuar golin për rezultatin 2:0, u largua nga loja në minutën e 86-të, ku dy minuta më parë ishte ndëshkuar me karton të verdhë nga gjyqtari për humbje kohe.
Kartoni i dytë i verdhë për përfaqësuesin të Guinesë erdhi në minutën e 89-të të takimit, pasi i ulur në stol përdori gjuhë të papërshtatshme sipas gjyqtarit të takimit dhe kjo shkaktoi nervozizëm te Gattuso.
Imagine being an esky when Gennaro Gattuso's winding up 🤬
— Optus Sport (@OptusSport) October 8, 2022
Valencia's Mouctar Diakhaby sees red on the sidelines. Gattuso let him know he wasn't happy.#LaLiga #OptusSport pic.twitter.com/KnaumUynOx
Kartoni i kuq për qendërmbrojtësin e Valencias ishte i treti në tërësi në këtë ndeshje, pasi me karton të kuq ishin ndëshkuar edhe dy lojtarët e Osasunës, Unai Garcia dhe Ruben Pena.
Skuadra e Gennaro Gattusos në javën tjetër pret skuadrën e fundit të tabelës Elche, ndërsa vet Valencia pozicionohet e pesta në tabelë, ku në tetë ndeshje ka grumbulluar 13 pikë.