Pamje: Elefanti shpëtohet nga veterinerët duke i hipur mbi bark
Në internet është publikuar një video ku një elefant i gjinisë femërore është shpëtuar nga disa persona duke i dhënë ndihmë të parë, më saktësisht shtypje fizike afër zemrës me trupat e tyre.
Elefanti dhe i vogli i tij kishin rënë në një kanal pas reshjeve të shiut në pjesën qendrore të Tajlandës.
Disa njerëz madje përdorën buldozer për ta nxjerrë kafshën e rëndë nga gropa.
Pas nxjerrjes nga gropa, elefanti u shtri në tokë, ndërsa njerëzit që po merrnin pjesë në operacionin e shpëtimit hipin mbi të duke e shtypur me këmbë e duar për ta nxitur punën e zemrës së tij.