Pamje: Edon Zhegrova "alla Messi", driblon katër futbollistë të Espanyolit
Ylli i Kombëtares së Kosovës, Edon Zhegrova ka zhvilluar një paraqitje të mirë në miqësoren ndaj Espanyol.
Pavarësisht që skuadra spanjolle triumfoi me rezultat 2:0, Zhegrova u sigurua të dhuroi shfaqje në këtë sfidë të rëndësishme.
Anësori këmbëshpejtë në një moment mahniti një stadium të plotë, duke dribluar plot katër futbollistë vendas.
Pasi mori një top në mesfushë, Zhegrova fillimisht dribloi mes dy lojtarëve dhe pastaj iu afrua edhe kornizës së fundit por që fatkeqësisht nuk e dërgoi topin në rrjetë.
Për më shumë mund ta shihni momentin:
Edon Zhegrova 🇽🇰 goes for a run! 🔥 pic.twitter.com/klmrZhpSG9
— R.D. Football Scout (@RdScouting) July 24, 2022