Pamje: Celina me golin e vetëm në ndeshje ia siguroi tre pikë Kasimpasas - NACIONALE

Pamje: Celina me golin e vetëm në ndeshje ia siguroi tre pikë Kasimpasas

3 vjet më parë

nga Vivianit Gërguri

Mesfushori i Kombëtares së Kosovës, Bersant Celina, ka shënuar golin e vetëm për skuadrën e tij të re Kasimpasa, në fitoren 1:0 ndaj Gaziantep.

Goli i Celinës dhe i vetmi në ndeshje u shënua në minutën e 57-të të takimit, për tre pikët e plota dhe shumë të rëndësishme për skuadrën turke, në rrugën e gjatë në kampionatin turk. VIDEO

Skuadra e Kasimpasas nuk ka qëllime të larta pasi edhe skuadra nuk është me lojtarët më të mirë të mundshëm, ndërsa deri më tani në tetë ndeshje të zhvilluara gjendet në pozitën e nëntë në tabelë me 12 pikë të grumbulluara, me katër fitore dhe katër humbje deri më tani.

Celina erdhi në Turqi në këtë afat kalimtar veror, pas përfundimit të kontratës me Ipswich.

Lajme të ngjashme