Pamje: Berisha në frymën e fundit shënon për fitoren e Akhmat Groznyt - NACIONALE

Pamje: Berisha në frymën e fundit shënon për fitoren e Akhmat Groznyt

3 vjet më parë

nga Vivianit Gërguri

Anësori i Kombëtares së Kosovës, Bernard Berisha, ka shënuar sërish për Akhmat Groznyn, kësaj radhe në minutën e fundit të ndeshjes për t’ia dhënë skuadrës së tij fitoren 2:1 ndaj Ural Yekaterinburg.

Berisha që në këtë ndeshje hyri nga banka rezervë në minutën e 80-të, pranoi një top nga mbrojtësi Anton Shvets, e pastaj dribloi mirë kundërshtarët dhe goditi fort për golin e fitores.

Me golin e sotëm, Berisha ka të shënuar dy gola në tetë paraqitje dhe ka edhe një asist. Golin e parë e kishin shënuar përafërsisht në situatë të njëjtë, në minutat shtesë kundër gjigantit rus, CSKA Moscow.

Kujtojmë se Bernard Berisha tash e disa kohë nuk është ftuar nga Kombëtarja e Kosovës, injorim ky që nisi me një sherr me ish-trajnerin Bernard Chalandes.

Lajme të ngjashme