Pal Lekaj në Kuvend, habitet deputetja e LDK-së: A s’je ti në burg a? - NACIONALE

Pal Lekaj në Kuvend, habitet deputetja e LDK-së: A s’je ti në burg a?

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputetë të Kuvendit të Kosovës në mbledhjen e Komisionit Hetimor Parlamentar duket të jenë çuditur me prezencën e deputetit të AAK-së, Pal Lekaj aty sot.

Krejt kjo, pasi ky i fundit u dënua me tri vjet e tetë muaj burgim në lidhje me rastin e njohur si “53 milionëshi”.

Sipas “Ekonomia Online”, deputetja e LDK-së, Valentina Bunjaku-Rexhepi e ka pyetur deputetin “A s’je ti në burg a”?

“Edhe pak” raportohet se është përgjigjur Lekaj, derisa deputetja i ka thënë se “po gëzohen anëtarë të partive të tjera”.

“Kanë ndenjtë mirë, përpos njërit” – ka thënë Lekaj më pas.

Ndryshe, ish-ministri i Infrastrukturës është dënuar me tri vjet e tetë muaj burg efektiv në lidhje me pagesën që Qeveria e Kosovës ia kishte bërë kompanisë “Bechtel-Enka” për zgjatjen e afatit të përfundimit të punimeve në autostradën “Arben Xhaferi”.

Mbrojtja e Lekajt pritet që ta apelojë këtë vendim.

Lajme të ngjashme