Pal Lekaj flet për konfiskimin e pasurisë: Askush nuk ka frikë nga ligji - NACIONALE

Pal Lekaj flet për konfiskimin e pasurisë: Askush nuk ka frikë nga ligji

4 vjet më parë

nga Anita Nikaj

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, ka reaguar për ligjin për konfiskimin e pasurisë.

Ai ka thënë se opozita nuk e ka për detyrë të bëjë kuorumin, pasi Qeveria e ka për detyrë këtë gjë.

Mirëpo Lekaj, nuk është ndalur me kaq. Ai ka deklaruar se nuk ka frikë nga ky ligj, pasi që çdo qytetar që është pasuruar në kurriz të pushtetit duhet të ndëshkohet.

“Askush nuk ka frikë nga ligji për konfiskimin e pasurisë. Të gjithë atyre që kanë shfrytëzuar pozita për t'u pasuruar në kurriz të qytetarëve duhet që t’u konfiskohet pasuria”, ka theksuar ai në RTV Dukagjini.

Lajme të ngjashme