Pakoja për Mbështetje në Energji, Szunyog: Theksova se BE mbështet ndihmën me 75 milionë euro për Kosovën
Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Thomas Szunyog, gjatë një takimi me delegacionin e Sekretariatit të Komunitetit për Energji, ka diskutuar “perfomancën e Kosovës” në dritën e Planit të Ri të Rritjes së BE-së.
Szunyog po ashtu është shprehur se BE-ja mbështet ndihmën prej 75 milionë eurove për sektorin e energjsë, e cila supozohet të jetë e përfshirë në fondin e BE-së, nga ku, sërishs, supozohet që Kosova të përfitojë mbi 940 milionë, në formë grantesh dhe kredish të buta.
“Takova një delegacion të Sekretariatit të Komunitetit të Energjisë, të udhëhequr nga drejtori i tij, për të diskutuar performancën e #Kosovës në përputhje me Acquis të Komunitetit të Energjisë. Vuri në dukje se Plani i Rritjes ofron një nxitje shtesë për të përshpejtuar reformat dhe siguron mjete financiare për projekte të rëndësishme”, ka shkruar Szunyog në “X”.
“Ndërsa theksuam se tranzicioni i gjelbër, integrimi dhe dekarbonizimi i sektorit të energjisë janë pjesë përbërëse e Agjendës së Reformës së #Kosovës, ne diskutuam gjithashtu zhvillimet e fundit në sektorin e energjisë. Theksoi se BE-ja mbështet 🇽🇰me 75 milionë euro si pjesë e Paketës së Mbështetjes së Energjisë”, ka shkruar mes tjerash ai.
Met an Energy Community Secretariat delegation, led by its Director, to discuss #Kosovo’s performance in complying with the Energy Community Acquis. Noted that the Growth Plan offers an additional incentive to fast-track reforms & provides financial means for important projects. pic.twitter.com/FvmZC3Yctx
— Ambassador Tomáš Szunyog (@EUAmbKS) June 3, 2024